Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se të premten mbrëma rreth orës 19:40 ka pranuar një informacion se në rrugën "Bajram e Gursel Sylejmani " në Ferizaj është një rast therje me thikë.
Në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja është arrestuar personi i dyshuar me inicialet E.H., femër kosovare e moshës 23-vjeçare, e cila kishte therur me thikë personin tjetër me inicialet P.A., mashkull kosovar, i moshës 38-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëjtë, tretman mjekësorë ka pranuar edhe e dyshuara në këtë rast, e cila më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.
Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri te ky incident.
E dyshuara, pasi intervistohet nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.