Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Merdar një serb nga Çagllavica

Foto: Koha

Në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar, sot është arrestuar serbi N.A. nga Çagllavica. Siç raporton RTV Kim, ai u arrestua sipas fletarrestit të lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Kosovës, theksohet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Më 22 tetor 2019 në orën 6 e 10 të mëngjesit në pikëkalimin kufitar në Merdar është arrestuar një person me përkatësi nacionale serbe, në bazë të fletarrestit të lëshuar nga autoritet kompetente gjyqësore", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari është marrë në pyetje në prani të avokatit dhe të përkthyesit të autorizuar, thuhet në njoftim dhe shtohet se veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me prokurorinë kompetente.

Sipas RTV Kim, N.A. me familjen e vet tash e një kohë jeton në Nish, transmeton Koha.net.