Pronari i kontejnerit të bllokuar në Durrës (falë operacionit Forca e Ligjit “Last Snow”) dy muaj më parë me 613 kg kokainë, e cila kapte vlerën e 180 milionë eurove, Arbër Çekaj është arrestuar në Gjermani.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi i Çekajt u realizua në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë gjermane.
Arbër Çekaj është pronari i firmës “Arbi Garden” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “Last Snow”.
Gjithashtu u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Çekaj është kapur në një provincë pranë Dysedorfit.
Artikuj të ngjashëm
-
Njëri nga të dyshuarit për ngarkesën me 613 kg kokainë, lë Shqipërinë përmes Vërmicës
-
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë
-
Zbulohen 300 kilogramë kokainë në portin e Durrësit
-
Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit
-
Gjermania dhe Holanda zbulojnë 23 tonë kokainë, vlera e së cilës arrin në miliarda euro