Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 6500 eurove dhe një telefoni në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë për vjedhje të rëndë të bërë muaj më parë.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin G. D., 39-vjeçar, banues në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se me datën 26 qershor 2021, në rrugën ‘’Evlia Qelebia’’ në Mitrovicë me forcë ka thyer dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave në vlerë 6500 euro dhe një telefon iPhone 6.

Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.