Është arrestuar të mërkurën i dyshuari për plagosjen e dy personave të martën në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Dy viktimave dje u dha ndihma e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës, me një nga ta që u lirua për në shtëpi e tjetrin që u dërgua në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Sipas mjekut kujdestar, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari ishte arratisur dje, por Policia ka thënë se ka arritur ta lokalizojë shpejt dhe sot e ka arrestuar dhe ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se ka kryer veprën.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagoset një person në Gjakovë
-
Arrestohet një person, dyshohet se plagosi me armë të enjten dy persona në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Ferizaj të premten
-
Plagoset një person në Gjakovë
-
Rahovec, arrestohet i dyshuari që sulmoi me mjet të mprehtë një burrë e një grua