Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet hajduti sirian në Prizren

Rreth orës 23:30 minuta, një qytetare ka denoncuar në Policinë e Prizrenit vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qëndronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale.

Pas denoncimit të rastit, policët kanë nisur me hetimin e rastit.

“Me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve, është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985. Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera”, thotë Policia e Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm