Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet e pastaj lirohet një grua për keqtrajtim të fëmijës së saj

Një grua është arrestuar për keqtrajtim dhe braktisje të fëmijës së saj.

Sipas njoftimit nga Policia, e dyshuara nuk i ka përmbushur obligimet dhe kujdesin ndaj fëmijës së sajë.

Në lidhje me rastin është intervistuar dëshmitari, bashkëshorti i të dyshuarës, ndërsa e dyshuara për shkak se ka qenë në ndikim të alkoolit nuk është intervistuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.