Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet e pastaj lirohet një burrë që sulmoi fizikisht ish të dashurën

Një burrë është arrestuar në Mitrovicë të Jugut pasi ka sulmuar fizikisht një grua. I dyshuari gjithashtu ia ka marrë telefonin viktimës dhe ia ka hedhur në tokë.

Sipas viktimës, kjo kishte ndodhur pasi që me të dyshuarin kishin qenë për një kohë në lidhje dashurie.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.