Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 19-vjeçari që tentoi të dhunonte një 11-vjeçare në Shtime

19 vjeçari I.S nga Komuna e Shtimes, është arrestuar nga Policia e Kosovës, në lidhje me rastin e dyshimeve për keqtrajtim seksual ndaj të miturës M.O, po ashtu nga kjo komunë.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

11 vjeçarja në Shtime tentohet të dhunohet nga 19 vjeçari, ky i fundit lirohet nga Policia

I.S, sipas viktimës, dhunshëm e kishte futur në veturën e tij një 11- vjeçare dhe e kishte dërguar në afërsi të një fshati të Shtimes. Policia, pas intervistimit më datën 2 nëntor, të dyshuarin e kishte lëshuar në procedurë të rregullt, derisa mbrëmë, Prokuroria autorizoi Policinë që ta arrestonte atë.