Në rrugën “Tirana” në Prishtinë, janë arrestuar tre persona, prej tyre dy të mitur, pasi therën një tjetër.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (dy nga ta të mitur) pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur me viktimën mashkull K-Shqiptar e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mbrehtë (thikë)”, thuhet në raportin e policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësorë në QKUK. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.