Në tre raste të ndara Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar tre persona për kanosje ndaj bashkëshorteve të tyre, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar më 4 mars i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që kishte kanosur viktimën, bashkëshorten e tij, viktimën femër K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Derisa më 24 janar në Prishtinë është arrestuar një burrë po ashtu për kanosje ndaj bashkëshortes së tij.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Më 4 mars në ora 18:30 është arrestuar në Prishtinë një burrë, i cili përveç kanosjes edhe e ka sulmuar bashkëshorten e tij në mënyrë të përsëritur.
Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, derisa i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Kanosi bashkëshorten në prezencë të policëve, arrestohet i dyshuari në Podujevë
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, kanosi me armë babanë e ish-gruas
-
Arrestohet për ngacmim një person në Prishtinë
-
Tri raste të dhunës ndaj grave të raportuara në ditën e fundit të 2023-s