Janë arrestuar tre burra serbë, dy shtetas të Serbisë dhe një i Kosovës, pasi kanë rrahur një burrë të komunitetit rom, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.
“Janë arrestuar tre të dyshuar serbë, dy shtetas të Serbisë ndërsa njëri i Kosovës, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë sulmuar fizikisht viktimën, burrë i komunitetit rom. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.