Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen sulmuesit e policit

Në fshati Lubizhdë, Prizren, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.

Arrestimi u bë pasi ata, përcjell koha.net njoftimin e policisë, në prezencë të zyrtarëve policorë kanë tentuar të sulmojnë viktimën mashkull K-Shqiptar në veturën e tij në të cilën ishin edhe dy fëmijët e viktimës.

Të dyshuarit po ashtu kanë rezistuar gjatë arrestimit dhe kanë sulmuar njërin nga zyrtarët policorë, të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.