Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen plaçkitësit e pompës së derivateve në Drenas

Foto: Koha

Njësitet policore të Drenasit në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar dy persona të dyshuar përfshirje në një grabitjes armatosur, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit, transmeton Koha.net .

Me këtë viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Personat e arrestuar e të dyshimtë janë:

o A. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o Sh. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit janë bërë bastisje në dy lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar :

 një pushkë e gjatë automatike ,

Edhe Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës Kronikë 1 muaj më parë Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës

 një revole ,

 një çantë, disa rroba , (kapuç , doreza etj. ) gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje

Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.