Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen një sirian dhe një maroken, u zunë duke vjedhur në një qendër tregtare në Prishtinë

Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Dy shtetas të huaj janë arrestuar të enjten në Prishtinë.

Ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një qendër tregtare.

Të dyshuarit u dërguan në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj (njëri shtetas Sirian dhe tjetri Maroken) pasi të njëjtit në një qendër tregtare janë kapur në flagrancë duke vjedhur veshmbathje. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftohet nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.