Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen në Gjilan dy të dyshuar për posedim substancash narkotike

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës, njësitet për reagim të shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë punëve operative në teren, kanë ndaluar dje (në orën 19 e 25) veturën e tipit 'Audi' me targa BU, në të cilën ë gjendeshin dy persona, që të dy shqiptarë, shtetas të Serbisë.

Me të filluar kontrollimi dhe legjitimimin e personave në veturë, i dyshuari M. R. drejtuesi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes me vrap, por pas një distance është kapur dhe, përkundër mos respektimit të urdhrave policor dhe rezistencës së vazhdueshme, i dyshuari futet nën kontroll dhe arrestohet nga ana e policisë, në një nga bodrumet e një kompleksi banesor, në tentim për t'iu shmang arrestit nga Polica e Kosovës.

Në afërsi të vendit të ndaljes është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike, që besohet të jetë e llojit kokainë .

Të dyshuarit janë sjellë në stacionin policor në Gjilan.

Substanca e dyshuar e llojit kokainë ka peshuar 56.4 gram.

Edhe Gjashtë të arrestuar për narkotikë, kapen substanca në vlerë mbi 200 mijë euro Kronikë Gjashtë të arrestuar për narkotikë, kapen substanca në vlerë mbi 200 mijë euro

Përveç substancës narkotike janë konfiskuar edhe 4 telefona celularë , 90 euro, 980 dinar serbë dhe një veturë e tipit 'Audi', si prova materiale për gjykatë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Pas procedurave ligjore që të dy të dyshimtit ndalohen në mbajtje policore për 48 orë.

Rasti “Blerja ,posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge , Neni 267 dhe 401” procedohet për hetime të mëtutjeshme te njësitet e specializuara antidrogë, njoftoi sot Policia e Kosovës.