Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen katër persona për trafikim me njerëz

Katër persona janë arrestuar mbi dyshimet për përfshirje në trafikim me njerëz.

Sipas njoftimit, Policia ka realizuar një operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim me Njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së Trafikimit”.

“Ky operacion policor ka vazhduar edhe sot me datë 30.08.2021, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dyshuar i katërt nën dyshimin e kryerjes së veprave të njëjta penale. Lidhur me këtë rast janë identifikuar dy viktima të trafikimit të cilave i’u është ofruar mbrojtje dhe strehim i sigurt dhe po trajtohen në bazë të procedurave të parapara”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje.