Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të xhinseve dhe bluzave në Shtime

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në mbrëmje, pas dyshimeve për vjedhje të xhinseve dhe bluzave në dy lokale në komunën e Shtimes, ka bërë të ditur Policia.

Sipas njoftimit të Policisë rajonale të Ferizajt, Sh.K. 37-vjeçar dhe A.K. 25-vjeçar janë arrestuar pas bashkëpunimit me Policinë në Fushë-Kosovë.

Të dy janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ata janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “vjedhje”.