Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen e bankës në Shtime

Hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale të Ferizajt, mbrëmë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje me armë.

Rasti ka ndodhur me  02.09.2019 rreth orës 08:15 minuta  në filialën e bankës Reiffeisen në Shtime, ku katër persona  të dyshuar dhe të maskuar  kan hyrë me forcë në lokalet e bankës dhe  nën kërcënim të armëve, nga punëtorja kishin marrë rreth 2500  euro dhe 300 franga zvicerane dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin janë arrestuar personat e dyshuar A.L. 37 vjeçar dhe K.H. 41vjeçar të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.

Lexoni edhe: Policia po kërkon 4 persona që shkëmbyen zjarr me pjesëtarë të saj në plaçkitjen në Shtime

Si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore ,të cilat bashkë me provat tjera do t’i bashkangjiten lëndës.

Janë duke vazhduar  hetimet edhe  për  personat tjerë të dyshuar të këtij grupi të  cilët janë të njohur për policinë.

 Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Artikuj të ngjashëm