Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për dy raste të dhunimit.
Sipas Policisë, një baba në Prishtinë ka raportuar më 12 shtator se vajza e tij është dhunuar.
Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se viktima ka raportuar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij. Bëhet e ditur se vajza është dërguar në strehimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë, një grua ka raportuar të mërkurën se para katër vjetëve ishte mashtruar duke e joshur me para nga një i dyshuar dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel. Sipas viktimës një gjë e tillë ka ndodhur edhe para dy muajve nga i njëjti person. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti në procedurë hetimore.