Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për aksidentin e 2021-s ku kishte vdekur një 60-vjeçar

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona të enjten, të dyshuar për aksidentin e 2021-s në Ferizaj, ku një person kishte humbur jetën.

Sipas njoftimit, të arrestuar janë shoferi me inicialet I.J., 21-vjeçar dhe pasagjeri R.B., 21-vjeçar.

Të dyshuarit janë arrestuar e me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Në kërkim janë edhe dy persona që kur kishte ndodhur aksidenti, më 31 tetor 2021, ishin pasagjerë në veturë.

Ata janë të njohur për Policinë.

“Me datën 31.10.2021 rreth orës 21:44 policia rajonale e Ferizajt, kishte pranuar informatën se në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt ishte një aksident komunikacioni, ku ishin të përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Për pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kishte pësuar këmbësori N.M ( M/K) i moshës 60 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore fillimisht e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa drejtuesi i panjohur me veturën e panjohur largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin policor.

Në 2021-n, Policia kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar shoferin që kishte goditur për vdekje 60-vjeçarin.