Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dënuar, njëri prej tyre sulmoi policinë gjatë arrestimit

prostitucion

Policia në Ferizaj, ka arrestuar dy persona të cilët ishin dënuar me nga 2 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

N.A 20 vjeçar dhe E.R 22 vjeçar ishin duke u kërkuar për veprën penale ’’Vjedhje e rëndë në vazhdim”’ .

Por sipas Policisë në Ferizaj gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës , policia ka hasur në rezistencë tek i pandehuri N.A, i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët kanë marr lëndime të lehta trupore.

Ndaj tij është inicuar edhe një rast ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’. Ata janë dërguar në vuajtje të dënimit.