Policia e Kosovës ka konfiskuar të mërkurën në rajonin e Gjilanit më shumë se 18 kilogramë lëndë narkotike dhe ka arrestuar dy persona.
Operacioni i koduar “Vera 22” është zhvilluar pas hetimeve dyjavore nën autorizimin e prokurorisë kompetente. Gjatë këtij operacioni policor njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, ka bërë të ditur Policia.
Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar t’i shmanget njësitit policor, duke mos zbatuar urdhrat për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të policisë, të cilës i ka shkaktuar dëme materiale.
Zyrtarët policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë, ku gjatë kontrollit kanë hasur në substanca narkotike.
“Si vazhdimësi e operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar 18 kg e 246.9 gramë marihuanë, dy vetura me targa vendore, 355 euro dhe dy telefona”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit kompetent, personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit. /ksp

-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Gjashtë të arrestuar për narkotikë, kapen substanca në vlerë mbi 200 mijë euro
-
Arrestohet një 23-vjeçar, po transportonte 11 kg marihuanë
-
Policia kap marihuanë në vlerë 400 mijë euro në kufirin me Serbinë