Policia e Kosovës e rajonit të Prishtinës ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për një rast të dhunimit.
Rasti është raportuar në polici më 20 janar 2021. Një 21-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga katër persona.
“Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme dhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me arrestimin e A. O., (23) dhe D. R. (21), të dy shtetas kosovarë. Pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim të Policisë.
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim
-
Arrestohen dy të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Istog
-
Dy të arrestuar për therjen e dy personave në Prishtinë para tre ditësh
-
Arrestohen dy persona në Gjilan të dyshuar për dhunim
-
Dy raste të dhunimit në Gjilan dhe Vushtrri, tre persona në mbajtje