Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona në Gjakovë për organizim të bixhozit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi ata janë hasur në një lokal ku zhvilloheshin lojëra fati (bixhoz).

Aty, Dogana e Kosovës ka konfiskuar tri aparate Apex.

Sipas njoftimit të PK-së, një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:00 në Gjakovë.