Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy burra për dhunë familjare

Foto: Ilustrim

Dy burra janë arrestuar për dhunë familjare në Podujevë dhe Prishtinë, më 30 respektivisht 28 korrik.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, “në Podujevë është arrestuar i dyshuari pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Kurse në Prishtinë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë shqiptar.

“Viktima deklaron se ndihet e kërcënuar nga i dyshuari. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm