Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për t'iu caktuar masën e arrestit shtëpiak të pandehurave K.B. dhe Q.M.B, për rastin e njohur si “Botanika”, ku dyshohet për keqpërdorim të fondeve publike në një çerdhe në Prishtinë.
Gjykata njoftoi se të pandehurat dyshohen për veprën penale “përvetësim në detyrë”, e ato obligohen të qëndrojnë në shtëpi të tyre, pa pasur mundësi të largohen pa leje të Gjykatës.
“Gjykata konstatoi se ekziston dyshimi se nëse të pandehurat gjenden në liri, do të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale duke asgjësuar, fshehur ose ndikuar në dëshmitarë dhe në prova të tjera materiale, në këtë mënyrë do të pengonin rrjedhën normale të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës të enjten.
Policia të mërkurën (14 maj) ka njoftuar për zhvillim të hetimeve lidhur me këtë rast. Dyshohet se të pandehurat kanë përpiluar lista fiktive të subvencioneve për fëmijë që nuk kanë ndjekur institucionin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.
“Dyshimet përfshijnë gjithashtu tërheqje të parave në mënyrë të parregullt dhe blerje të pajisjeve elektronike pa justifikim të nevojave institucionale. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shumat e sakta të dëmit të shkaktuar që mund të arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro”, thuhet në njoftimin policor.
-
Pas raportimit të KOHËS, Policia siguron prova të përpilimit të listave fiktive në çerdhen “Botanika”
-
Auditimi konfirmon dyshimet për keqpërdorime me subvencione në “Botanika” në emër të prindërve
-
Dyshimet për keqpërdorime, nis auditmi në çerdhet me bazë në komunitet
-
DKA-ja kërkon të ndërrohet kryesia në çerdhen ku u ngritën dyshime për vjedhje
-
I zgjatet mandati drejtoreshës që dyshohet se u përfshi në keqpërdorim të mjeteve të çerdhes