Gjykata e Apelit e ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, ku janë të akuzuar edhe tre persona të tjerë për veprën penale dhënie ryshfeti.
“Në këtë pikë, aktakuza është hedhur dhe procedura penale është pushuar, pasi që nuk ka prova të mjaftueshme të cilat e mbështesin dyshimin e bazuar mirë se ai ka kryer këtë vepër penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Gjykimi do të vazhdoj për pikat e tjera të aktakuzës.
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, pretendohet se kishte takuar disa persona në tentimin për të kthyer një borxh prej 200 mijë eurosh për një familjar të tij.
Artikuj të ngjashëm