Kronikë

Ankohet një grua se u ngacmua seksualisht në Drenas

Një grua nga Drenasi është ankuar në Policinë e Kosovës se një person e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas njoftimit, raportimi në Polici ka ndodhur të enjten në ora 11:37, derisa autoritetet kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori. Njësitë relevante policore kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e plotë.