Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Autoambulanca në Tiranë del nga rruga, një i vdekur

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në aksin Fier-Lushnje këtë të hënë.

Një autoambulancë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një person, raporton TCH.

Nga informacionet e para, mësohet se viktima, Medi Marku, ishte pacienti që ndodhej në autoambulancë dhe po transportohej drejt spitalit të Tiranës. Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një autoambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Edhe Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi” Kronikë Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.