Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur të martën aktakuzë për fajde kundër dy të pandehurve.
Prokuroria Speciale njoftoi se të pandehurit me iniciale R.J., dhe H.D., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamatë mujore joproporcionale.
“Me këto veprime i pandehuri R.J., akuzohet se ka kryer veprën penale në vazhdim ‘Fajdeja’, ndërkaq i pandehuri H.D., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Ndihma në kryerjen e veprës penale fajde’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë për fajde e detyrim, viktima pësoi dëm mbi 100 mijë euro
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohen për fajde e shpëlarje parash 6.3 milionë euro
-
Aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për krim të organizuar
-
U ngrihet aktakuzë pesë personave për fajde
-
Prizrenasit lëshojnë fajde për fqinjin në gjendje të rëndë financiare, ngrihet aktakuzë