Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë kundër katër personave për rrëmbim të shtetasit turk

Foto: Koha / Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit: A. M., Y. M., L. B. dhe B. B., më 17 shtator të vitit 2019 në Prizren, duke vepruar së bashku e kanë rrëmbyer të dëmtuarin R.A. shtetas i Republikës së Turqisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Siç njoftohet A.M. së bashku me të akuzuarin Y.M. kanë bërë organizimin e rrëmbimit të R.A.

“Të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllai i të dëmtuarit R.H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50.000 euro duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e kërkuara në këmbim të lirimit të do t’ia vrasin vëllain R.H. I dëmtuari R.H. është mbajtur i lidhur deri më 21.09.2019, dhe ndaj tij është përdorur dhunë, si dhe nën kërcënimin e armës me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje të pandehurit kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” sipas KPRK-së.​