Një fëmijë 3 vjeç ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në fshatin Suk të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, rreth orës 15:15, në aksin rrugor Strum-Suk, ku mjeti tip “Benz” me targë “FR 4741 D” dhe drejtues shtetasin Nikolin S. ka goditur të miturin, i cili ishte duke kaluar rrugën. 3-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 21 vjeç dhe banues në fshatin Suk, është shoqëruar në komisariatin e policisë së Roskovecit, ku është marrë në pyetje për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Goditet nga vetura një 7-vjeçar në Ferizaj, drejtuesi i automjetit ik nga vendi i ngjarjes
-
Goditet me veturë një i mitur në Suharekë, vozitësi ikën nga vendi i ngjarjes
-
Në Berat përplas një 3 vjeçar për vdekje, shoferi i veturës largohet nga vendngjarja
-
Aksidentohet një 3-vjeçar në Vlorë
-
Humb jetën një 3 vjeçar, përplaset nga një veturë