Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident trafiku në Duhël, lëndohen dy fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Prizren – Shtime, në fshatin Duhël.

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përplasur për shtyllë elektrike. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, shkaqet që kanë quar deri te ky aksident

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 e 25 ndërsa të përfshira kanë qenë dy vetura.

“Rreth orës 9 e 25 minuta, në magjistralen Prishtinë- Prizren në fshatin Duhël në afërsi të shkollës, ka ardhur një aksident mes dy automjteve. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dy fëmijë dhe dy të rritur”, tha Gashi për kallxo. com .

Ai shtoi se të lënduarit së pari kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël e më pas janë transferuar në Qendrën Rajonale në Suharekë.

Edhe Aksident në Prizren, dy të lënduar Kronikë Aksident në Prizren, dy të lënduar

Tutje, Gashi shtoi se dyshimet për aksidentin janë mospërshtatja e shpejtësisë dhe mospërshtatja e rregullave të trafikut.

“Edhe kushtet atmosferike luajnë rol në aksidente, por edhe nuk po respektohen rregullat në komunikacion. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti. Shpresojnë që të mos kemi aksidente të tjera”, tha Gashi.