Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të lënduar në një aksident te Katedralja në Prishtinë

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku te Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm