Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, pesë të lënduar

Foto: Koha / ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Koha.net se aksidenti ka ndodhur në orën 15:30, dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Pesë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.