Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në mesditë në rrugën Prekovc-Llabjan, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se bëhet fjalë për një vetaksident. Si pasojë, ka vdekur drejtuesi i automjetit.
“Dyshohet që sot, rreth orës 13:30 minuta, në rrugën Prekovc-Llabjan, drejtuesi i automjetit – tani i ndjeri A.B., 49 vjeç, nga Kamenica, duke drejtuar automjetin e markës ‘’VW Sharan’’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin, ku edhe ka shkaktuar vet aksident, me ç’rast si pasojë edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Vdekja e viktimës është konstatuar në QKUK.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.