Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Rahovec, një i vdekur

Foto ilustrim

Një person ka vdekur të hënën në një aksident rrugor në dalje të Rahovecit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i tha KOHËS se në aksidentin që ndodhi në dalje të fshatit Xërxë, janë përfshirë dy vetura, derisa njëri shofer humbi jetën.

Sipas tij, këto janë informacionet fillestare, gjë që ende nuk dihet gjendja e personave të tjerë të përfshirë në aksident.