Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Mitrovicë, vdes një 20 vjeçar

Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë me ç’rast një i ri 20 vjeçar ka humbur jetën.

Aksidenti, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës nga rajoni i Mitrovicës, raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00, të datës 21 korrik 2018, në rrugën ‘Faruk Spahija’ në Mitrovicë.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën pasagjeri R. A., 20 vjeçar, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i veturës, i cili po trajtohet në QKUK”, njofton PK, raporton Koha.net.

Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë, humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit BMW, me ç’rast automjeti del jashtë rruge ku rrokulliset disa herë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.

Artikuj të ngjashëm