Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, gjegjësisht te “Fusha e Pajtimit”. Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur të dielën në ora 16:22, ku janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë e këtij aksidenti veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar 5 persona të cilët po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Lidhur me rastin, veç njësive policore janë angazhuar autoambulanca dhe zjarrfikësit”, thuhet në njoftimin policor.
Ekipet policore po e hetojnë rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik
-
Pesë të lënduar në një aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik
-
Aksident në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen pesë persona
-
Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Kaçanik-Ferizaj
-
Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në magjistralen Ferizaj - Gjilan