Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Fushë-Kosovë, dy persona dërgohen në QKUK

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku në fshatin Pomozotin të Fushë-Kosovës. Aksidenti ka ndodhur të dielën në orën 17:00 mes dy veturash, derisa të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Policia e trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, i ka thënë Policia KOHËS.