Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Deçan, lëndohet një person – dërgohet në Spitalin e Pejës

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku të dielën në fshatin Pozhar-Deçan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur në ora 16:20, ku të përfshira kanë qenë një veturë e një kamionetë.

“I lënduari me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejës”, thuhet në njoftimin policor.

Artikuj të ngjashëm