Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në zonën Babush të Lipjanit.
Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të dielën në orën 20:40, ku vetura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Të lënduarit kanë marrë trajtimin mjekësor dhe Njësiti për Menaxhim dhe Kontroll të autostradës po merret me rastin.
“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët që të kenë kujdes të shtuar dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtasin me kushtet ne rrugë dhe kushtet atmosferike, për të shmangur rastet e tilla të rrezikimit të jetëve në trafik”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar në aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Tre të lënduar rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Dy shoferë në gjendje të rëndë nga vetaksidentet në autostrada
-
Një i vdekur e katër të lënduar në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Vdiq një person në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”