Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën mbrëma në Partesh të Gjilanit.
Policia e Kosovës raporton se si pasojë e aksidentit lëndime fatale ka pësuar pasagjerja femër ndërsa i dyshuari me kombësi serbe ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.
Policia në raportin 24 orësh njofton për arrestimin e një të dyshuarit, pasi i njëjti, me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur veturën e një personi shqiptar, i cili së bashku me dy pasagjeret tjera kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari ndalohet në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm