Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran - Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku ku ka vdekur një këmbësore 28-vjeçare.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja Xh. A 28 vjeçare, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.
“Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh”, thuhet tutje në njoftim.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.