Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Pozheran.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, i cili për Koha.net ka thënë se bëhet fjalë për aksident pa të lënduar.
Hashani ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një veture, shoferi i së cilës për shkak të shpejtësisë së madhe ka goditur një tjetër veturë të parkuar Golf 2, e cila me atë rast është shtypur në murin e një shtëpie.
Vetura është dëmtuar thuajse tërësisht, megjithatë Hashani ka thënë se nuk ka asnjë të lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person pas aksidentit në Gjilan
-
Aksident në Gjilan, një person goditet nga vetura
-
Një i vdekur në Viti pasi rrëshqiti aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë