Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident i rëndë në Pejë, të përfshirë pjesëtarë të KFOR-it

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Për momentin kemi informacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve”, tha ai.

Në fotot e siguruara nga KSP-ja shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë.

Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 15:18.