Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident afër Xhamisë së Llapit

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Tophane në rrugën “Ilir Konushevci” afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë.

Koha.net ka siguruar disa fotografi nga ky aksident dhe ka mësuar se nuk ka të lënduar.

Aksidenti megjithatë ka krijuar kolona të gjata, ashtu siç edhe para pak kohësh që kemi raportuar për këtë zonë.

Semaforët në këtë kryqëzim kohën më të madhe janë jashtë funksionimit.

Edhe qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë, janë shprehur të rrezikuar pasi në po këtë kryqëzim, shkaktohen aksidente të shumta komunikacioni.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm