Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Detajet e plagosjes së dy personave në Prishtinë

18:10 - Dy persona janë plagosur me armë përballë shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë rreth orës 17:15.

Vetura e viktimave gjendet ende në rrugë ndërsa burime të KTV-së tregojnë se tentimvrasja kishte të bënte me probleme të më hershme midis palëve. Të dy të plagosurit janë të moshës së re dhe aktualisht po trajtohen në emergjencë. Policia po inspekton terrenin, derisa për shkak të hetimit është bllokuar edhe rruga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk dihet nëse edhe dorasi(t) ka(në) qenë me veturë, motoçikletë apo në këmbë.


Dy të plagosur në Prishtinë

Dy persona janë plagosur në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

KTV raporton se dy persona janë sulmuar derisa ishin në veturën e tipit “Ford”.

Portali Koha.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës që pas pak minutave do të japë informacione për këtë plagosje.