Sadetin Sula dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas Foto: Koha

Sadetin Sula dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas

11 qershor 2018 21:35

Gjykata për Krimet e Rënda vendosi të mbyllë përjetë në qeli Sadetin Sulën. Pronari i një mobilerie në fshatin Melgushë të Shkodrës, u fajësua si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij, Suela Sula, për motive xhelozie.

Sadetin Sula dëgjoi me qetësi vendimin e gjykatës pa bërë asnjë reagim të dukshëm.

Bashkëshortja e ndjerë e të pandehurit u gjet e mbytur në tualetin e një mobilierie në pronësi të saj dhe bashkëshortit në 18 prill 2016, raporton “ABCNews”.

Fillimisht krimi iu “faturua” Sadetin Sulës, i cili u dërgua në gjykim për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Disa regjistrime audio të gjetura në telefonin e viktimës gati dy vjet pas ngjarjes i dhanë një kthesë të fortë hetimit për zbardhjen e krimit.

Në regjistrimet e bëra në shtator 2015, i pandehuri Sadetin Sula i vinte në dyshim bashkëshortes atësinë e tij tek një prej fëmijëve të çiftit.

Ndërsa në një tjetër regjistrim, pronari i mobilerisë i kërkonte punonjësit të tij Fatjon Karmneshta, t’i bëjë magji bashkëshortes së tij që t’i bindej atij, si dhe i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria.

Veprimet e mëtejshme hetimore provuan shkencërisht se Suela Sula ishte mbytur me duar nga Fatjon Karmeshtna, me porosi të bashkëshortit të saj. Materiali gjenetik i lënë prej tij në një shishe uji rezultoi i njëjtë me materialin e gjetur në thonjtë e viktimës.

Aktualisht Karmeshtna ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe po gjykohet në një proces të veçuar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme